Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

“Dua që Reisi im të jetojë…”, lutja për ndihmë e një babai të gjunjëzuar nga dhimbja (HISTORIA E RRALLË E FOSHNJËS 6-MUAJSHE NË TIRANË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

fd55309b6bb0a26b53a75755ca3dbf90

*Nga Anta Muçaku për newsbomb.al

Një histori e dhimbshme njerëzore vjen në redaksinë e newsbomb.al ku një baba kërkon ndihmë për të mbajtur në jetë foshnjen e tij 6 muajshe. “Dua që Reisi im të jetojë”! Kjo është dëshira e Pllumb Dungajt në këtë Vit të Ri që në familjen e tij erdhi ndryshe.

“Kam parë në sytë e fëmijëve vetëm lot natën e Vitit Të Ri”, thotë babai i 4 djemve ndërsa me dhimbje na rrëfen se çdo mendim i tij shkon vetëm për të voglin Reis i cili lufton për mbijetese.

“Jam i martuar dhe kam katër djem. Vetë jam rritur pa prindër, kam vuajtur aq shumë sa zoti e di por nuk dua të flas për këtë pasi e vetmja gjë që më shqetëson tani është Reisi im që erdhi në jetë 6 muaj më parë.

Gjashtë muaj luftë për ta shpëtuar, jemi përplasur në dyert e spitaleve si QSUT edhe ato private për të diagnostifikuar sëmundjen që po na mundon.

Dhe janë dy diagnoza të rënda, rasti 1 në 1 milion. DIA OS, vrimë në zemër, diamer i lindur 6.7 mm dhe zmadhim 7.7 mm që kërkon ndërhyrje kirurgjikale ndërsa diagnoza e dytë është kardiopati, mekje e rreptë, epilepsi e shkallës së lartë që i rrezikon jetën çdo moment.

Asnjë mjek nuk na merr përsipër dhe djali është i pavaksinuar që ditën që ka lindur.

Te infektivi na kanë dhënë një vaksinë “Infarix Hexa” që kushton dhe nuk kam mundësi ta blej pasi i vetmi që punon në familje jam unë. Merrem me pastrimin e qytetit”, rrëfen babai i vogëlushit.

Zoti Pllumb thotë se mjekët tanë nuk e marrin përsipër ndërhyrjen pasi ka rrezikshmëri të lartë dhe mund të rezultojë fatale ndaj e vetmja rrugë që i ka mbetur është ta dërgojë jashtë shtetit për kurim. Babai i Reisit thekson se në Greqi bëhen ndërhyrje të tilla dhe se është gati të provojë e sakrifikojë gjithçka për të mbajtur në jetë birin e tij.

“Kam harruar tre çunat e tjerë. Mendjen e kam te Reis. Gjashtë muaj nëpër spitale dhe jam totalisht i gjunjëzuar. Më besoni, nuk po gjej dot zgjidhje. Shoh Reisin që rënkon dhe gjendjen e tij që rëndohet dita ditës nga virusi që më ka mbërthyer edhe mua. Aq sa ndjej se ndonjë ditë do mbetem pa frymë. Dua ta shëroj. Dua që Reisi të jetojë”, bën apel në newsbomb.al me zërin që i dridhet babai i vogëlushit.

*Shënim: Kushdo që ka mundësi të ndihmojë Reisin të kontaktojë përmes adresave tona të e-mail, numrave të kontaktit ose në “Inbox”, përmes faqes së Facebook. Nr.kontakti i babait të foshnjes 069 46 32 026. 

NR LLOGARIE: Kush mundet në BKT(Banka Kombetare Tregtare -Pllumb Dungaj)

IBAN:AL0220554185484175CLIDCLALLA.
SWIFT CODE: NCBAALTXXXX.

rep3.jpg

 

familja.jpg

rep4.jpg

rep.jpg

rep1.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img