Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

"Dua Lipës iu dha për marketing", Einxhel kërkon shtetësi shqiptare për Dagz: Mos i harroni hallexhinjtë, burrat tanë nga Kosova trajtohen si nga Ghana

Shkruar nga Newsbomb
"Dua Lipës iu dha për marketing", Einxhel kërkon

Me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa mori nënshtetësinë shqiptare.

E duke nisur nga kjo, Einxhel Shkira ka bërë një reagim të gjatë në profilin e saj në "Instagram", ku ka kërkuar që pasaporta shqiptare duhet të jepet edhe për shqiptarët e Kosovës.

Ajo thotë se nuk është e lumtur që fëmija i saj duhet të lindë në shqipëri dhe do i duhet të udhëtojë vetëm me Einxhelin.

Postimi i plotë:

Një nga dëshirat e Dj Dagz, Dj Pm, madje edhe Fifit kanë shprehur ishte se ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga çmimi i madh nës i jepej pasaporta shqiptare! S’po them që të jepen 2 milion pasaporta, por do ishte mirë që motrat, vëllezërit, grat dhe burrat tanë nga Kosova të mos trajtohen njëoj me dikë nga Ghana apo Zimbabve!

Mendoj se ka ardhur koha që politika Shqipëria dhe politikat e saj të nënshtetësi të krijojnë lehtësim për këtë kategori aplikuesish. Jam e lumtur dhe krenare që Dua Lipa u pajis me të njëjtën pasaportë si unë dhe pse do e ket sa për simbolik se me pasaportën britanike do të kalojë në aeroport nesër. Por s’jam e lumtur që fëmija im duhet të lind në Shqipëri që të mund të lëviz me mua lirisht. Apo në Kosovë që të mos lëviz do kurrë me mua së bashku me Dagz. Mendoj se kjo kategori e ka me urgjente këtë dokumet pavarsisht dëshirës së shtetit tonë për marketing internacional nëpërmjet Duas, le të mos i harroj këta hallexhinjtë e tjerë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll