Hapësire reklamuese

Showbiz

“Dua Lipës i kanë dhuruar një vilë në Jug”, gazetarja: Prandaj erdhi dhe i bëri reklamë Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
“Dua Lipës i kanë dhuruar një vilë në Jug”,

Vizita e Dua Lipës në Shqipëri “rrëmbeu” një vëmendje të madhe në të gjithë botën. Ditët e saj të pushimit në bregdetin tonë u komentuan gjerë e gjatë dhe nga prestigjozet britanike të cilat e përshkruanin Shqipërinë një vend mahnitës.

Reklamimi që Dua i bëri vendit tonë bëri që e gjithë bota të prezantohej me bukuritë e Shqipërisë.

Mirëpo, pas vizitës së këngëtares dhe promovimit të saj, të shumta kanë qenë komentet. Madje, pasditen e djeshme, e ftuar në emisionin “Rudina”, gazetarja Klotilda Harka ka zbuluar një lajm të mbajtur deri më tani sekret.

Sipas saj, Dua ka një shtëpi në jug të Shqipërisë, që prej vitit të shkuar.

“Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar. Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve…

I kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm. Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtetë një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”, ka deklaruar ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll