Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa s’i ndahet Greqisë, viziton Akropolin (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa s’i ndahet Greqisë, viziton Akropolin (FOTO)
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së bashku me partnerin e saj të ri Romain Gavras, janë duke shijuar këto ditë të nxehta korriku në plazhin e Sifnos, Greqi. Ylli i muzikës Pop ka shpërndarë disa foto të reja, ku përpos plazhit, ka vizituar Akropolin, një qytet-kështjellë i lashtë i vendosur në një ngritje shkëmbore mbi qytetin e Athinës dhe përmban rrënojat e disa ndërtesave antike me rëndësi të madhe arkitekturore e historike. Gjatë qëndrimit në Greqi, Dua Lipa shijoi verën greke, detin, plazhet, fshatrat piktoreske të Sifnosit dhe shëtitjet në natyrë. Duket se plazhet dhe ishujt grekë janë destinacionet e preferuara të kësaj vere nga artistë të ndryshëm dhe  jo vetëm.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese