Hapësire reklamuese

Showbiz

Dua Lipa shkon në jug, por nuk vendos "location-in", ndjekësit i tërheqin “veshin”: Shkruaje vendodhjen e Shqipërisë!

Shkruar nga Newsbomb

Dua mesa duket ka vendosur që vizitën e saj në Shqipëri ta shfrytëzojë ashtu siç duhet  duke bërë dhe disa ditë pushimi në jugun tonë.

Pas aktivitetit në Tiranë, Dua tani është zhvendosur drejt jugut, për t’u relaksuar dhe për të marrë disa rreze dielli në këto ditë përvëluese fundkorriku.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa foto duke pozuar me rrobabanjo dhe këmishë, duke bërë që qindra komente pozitive t'i bëhen asaj nga fansat.

Mirëpo, diçka që i ka bërë përshtypje fansave është se Dua në asnjë prej fotove të saja nuk ka vendosur vendodhjen.

Prandaj dhe me të drejtë disa prej komentuesve nuk kanë nguruar t’ja vënë në dukje këtë, duke i kërkuar që të vendosë locationin e Shqipërisë, pasi do të ndihmojë shumë në promovimin e vendit tonë.

“Dua vendosje vendodhjen e Shqipërisë në postimet e tua pasi kështu do të ndihmosh në promovimin e vendit tonë”, shkruan një nga ndjekësit.



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu