Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa reagon sërish për koncertin në Tiranë: Është nder të festosh 110 vjetorin e Pavarësisë!

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa reagon sërish për koncertin në Tiranë:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të jetë në Tiranë në 28 nëntor, ku do të mbajë një koncert që do të gëzojë pa masë fansat dhe jo vetëm. Përmes një postimi në Instagram, Dua bën me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej”  në kryeqytet.

“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë”, shkruan Dua.

Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja e konfirmoi vetë pjesëmarrjen në koncert përmes një videomesazhi në anglisht dhe në shqip.

“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, dëgjohet të thotë ajo

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese