Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa plas “bombën”: Ka shumë spekulime, Katarin do ta vizitoj vetëm kur të plotësojë kushtet

Shkruar nga Newsbomb

Kupa e Botës në Katar 2022, ka marrë vëmendjen e të gjithë botës tashmë. Eventi më i madh futbollistik është në prag-startin e saj. 7 ditë larg nisjes nën ritmin dhe melodinë fantastike që pritet të dhurohet nga tifozët e gjithë globit.

Polemikat e shumta vijojnë dhe frika për ndonjë protest qëndron. E fundit që ka reaguar mbi këtë event është Dua Lipa e cila ka dhënë një deklaratë që sulmon në mënyrë të drejtpërdrejtë shtetin organizator.

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të jem pjesë e ceremonisë hapëse në Botërorin e Katarit. Ju bëj me dije se nuk do të performoj në Katar, madje nuk kam qenë as në negociata për ta bërë diçka të tillë. Do të bëj tifozllëk për Anglinë nga larg dhe pres që ta vizitoj Katarin në momentin kur të plotësoj të drejtat e njerëzve, ashtu siç premtoi kur fitoj të drejtën për të organizuar Kupën e Botës”, tha ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese