Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Dua Lipa përkrah Palestinën: Spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka reaguar së fundmi mbi situatën shqetësuese në të cilën ndodhet Izraeli dhe Palestina.

Dua ka dalë publikisht përkrah Palestinës duke thënë se spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund.

185114152 471065270666772 4796570760337201593 n 1

“Spastrimi etnik i popullit palestinez duhet të marrë fund. Mjaft! Është çështje e të drejtave të njeriut. Zgjohuni njerëz”, shkruan Dua në InstaStory duke i bërë thirrje të gjithëve që të ndihmojnë qytetarët palestinezë.

185248521 800589050598298 5415471249580911082 n 1

Gjithashtu ajo nuk la pa cekur as Katedralen e Notre Dame në Francë, e cila u dëmtua nga zjarri në vitin 2019 dhe zjarrin që shpërtheu në Mesxhid al-Aksa si rezultat i sulmeve të Izraelit.

Kujtojmë se deri tani 40 palestinezë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur pas përshkallëzimit të fundit të konfliktit me Izraelin.

Tensionet u rritën edhe një herë pas vijimit të zbatimit të planeve të qeverisë izraelite për largimin e familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre në Jerusalemin Lindor, ku do të vendosen koloni hebrenjsh.

Ky është vetëm rasti i fundit i një konflikti që zgjat prej dekadash.

Më shumë

spot_img
spot_img