Hapësire reklamuese

Showbiz

Dua Lipa në telashe me ligjin, një foto e postuar i bën “gjëmën” këngëtares

Shkruar nga Newsbomb

Të shumta janë ato raste kur Vip-ave u janë hapur probleme ligjore me fotot që publikojnë në rrjetet sociale, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Dua Lipën.

Edhe pse Dua ka qenë personazhi në foton e publikuar, ajo është paditur së fundmi për një fotot të cilën e ka postuar në Instagram.

Të drejtat e fotos i përkisnin një paparaci dhe Dua e ka shpërndarë këtë foto “pa leje ose autorizim”.

Sipas mediave të huaja thuhet se, këngëtarja me origjinë shqiptare ishte  fotografuar në radhë në një aeroport në shkurt të vitit 2019.

Menjëherë fotoja u fshi, por Dua i detyrohet një dëmshpërblim prej 150 mijë dollarësh.

"SIntegral Images" kishte aplikuar për të drejtat e autorit të imazheve dhe kërkesa iu dha në 20 shkurt 2021 pas postimit të Lipës në Instagram sipas të dhënave nga Zyra Amerikane e të Drejtave të Autorit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll