Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Dua Lipa me familjen udhëtojnë drejt Krujës, vizitojnë Muzen Historik të qytetit (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa me familjen udhëtojnë drejt Krujës, vizitojnë Muzen

Dua Lipa vizitoi ditën e djeshme Tiranën, ndërsa pas kryeqytetit ka udhëtuar drejt qytetit të Krujës.

Këngëtarja me famë botërore dhe familja e saj kanë vizituar Muzeun Historik dhe Etnografik të qytetit, i cili quhet ndryshe Muzeu Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Përurimi i muzeut është bërë më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës.

“Kënaqësi që patëm si vizitore në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Dua Lipa-n dhe familjen e saj”, shkruhet në faqen zyrtare të Muzeut të këtij qyteti.

Ylli i muzikës Pop mbërriti së bashku me familjen dje në Tiranë, ku u prit nga kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe më pas inspektuan edhe punimet për rindërtimin e Kopshtit 42 në Tiranë, ku këngëtarja shqiptare do të mbulojë shpenzimet për mobilimin e kopshtit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll