Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa magjepsëse në tapetin e kuq të çmimeve “BRIT Awards”

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në ndarjen e çmimeve BRIT Awards. Një yll që shkëlqen gjithmonë, Dua ka ndriçuar dhe kësaj here në tapetin e kuq.

E veshur me një fustan të gjatë të zi lëkure që hapej në fund dhe një varëse zinxhir në qafë Dua ka magjepsur fansat me pamjen e saj. Flokët e saj të kuqe kishte vendosur t’i stilonte thjesht, ndërkohë make up i jepte më tepër hijeshi.

 

Menjëherë pasi mbërriti, Lipa u fut menjëherë në skenë ku dhe hapi shfaqjen e çmimeve duke dhuruar një supër performancë  të këngës së saj më të fundit, "Training Day".

https://twitter.com/BRITs/status/1764029886585287012

Këngëtarja është nominuar si për çmimin “Kënga e Vitit” si dhe për kategorinë “Artisti i Vitit”. Ceremonia e BRIT Awards do të drejtohet nga Maya Jama, Roman Kemp dhe Clara Amfo, do të ketë gjithashtu një seri prezantuesish të ftuar gjatë mbrëmjes së mbushur me yje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese