Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa koncert falas në Tiranë për 28 Nëntor: Do mbahet në zemër të Tiranës dhe mund të presë 200 mijë spektatorë

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa koncert falas në Tiranë për 28 Nëntor: Do mbahet

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë më 28 Nëntor, Dita e Flamurit.

Në nder të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Lipa ka bërë të ditur se do të organizojë koncertin. Me këtë koncert ajo do ta përmbyll edhe turneun e saj të “Future Nostalgia”.

Faqja zyrtare “Dua Lipa Today” shkruan se koncerti do të jetë falas dhe se do të mbahet në Sheshin Skënderbej, ku mund të presë deri në 200.000 spektatorë.

“Shfaqja #FutureNostalgiaTour do të zhvillohet më 28 Nëntor në Sheshin Skënderbej, pikërisht në zemër të Tiranës, Shqipëri??

Me një sipërfaqe kryesore prej 40,000 m², është në gjendje të presë mbi 200,000 spektatorë. Koncerti do të jetë falas për të gjithë, pa kërkuar bileta” thuhet në postim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese