Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa i jep fund romancës me regjisorin francez

Shkruar nga Newsbomb

Dua Lipa i ka dhënë fund romancës me regjisorin francez, Romain Gavras. Burime për median britanike “The Sun” kanë konfirmuar ndarjen e çiftit.

Sipas The Sun, ylli i famshëm dëshiron që të përqendrohet vetëm tek muzika përpara publikimit të albumit të saj të tretë

“Dua dhe Romain janë ndarë pas një vere plot dashuri e pasion. Çifti i dha fund lidhjes së tyre përpara se gjërat të përkeqësoheshin. Romain e konsideronte Duan një punëtore, por ajo nuk ka ndërmend të ngadalësojë ritmin e karrierës për asgjë dhe askënd”, tha një burim për The Sun.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u pa për herë të parë me regjisorin francez në mars të këtij viti. Dyshja tërhoqi vëmendjen e mediave botërore me daljet e tyre në evente të ndryshme në SHBA dhe Francë.

Gjithashtu çifti kaluan pushimet e tyre verore në Greqi, nga vendi ku ish-partneri i Duas kishte rrënjë. Sigurisht nuk mungoi as vizita në Kosovë.

Dua Lipa ka pasur romancë më herët me vëllanë e modeles së njohur Gigi Hadid. Në periudhën kur ishin bashkë, Dua Lipa e solli partnerin e saj në Shqipëri e Kosovë.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese