Këngëtarja Dua Lipa është duke shijuar një periudhë të artë në karrierën e saj muzikore.
Por së fundmi ka arritur një tjetër sukses historik.
Ajo ka hyrë në histori në kanalin “Spotify”, pasi është bërë femra e parë që kryeson me katër këngë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram.