Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa: Përmes "Kështjellës" së Ismail Kadaresë mësova shumë për përpjekjet e Kosovës për pavarësi (Fjalimi për librat)

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa: Përmes "Kështjellës" së Ismail
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në ceremoninë “Booker Prize”, ku dhe ka mbajtur një fjalim kryesor. Dua ka treguar se kënaqësia për leximin e ka ndihmuar të kalojë periudha të vështira. Gjatë fjalës së saj në këtë ngjarje që u mbajt në Roundhouse të Londrës, Dua e ka falënderuar Ismail Kadarenë, i cili e ka fituar çmimin ndërkombëtar Booker, sepse përmes veprave të tij e ka ndihmuar të “lidhet me trashëgiminë e saj familjare dhe indetitetin e saj kosovar dhe shqiptar”. "Kur kam qenë 11 vjeç, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ‘Kështjella’ i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë, mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj. Shpesh pyes veten nëse autorët e kuptojnë sesa dhunti na japin", ka thënë këngëtarja ndër të tjera.

Fjala e Dua Lipës në Booker Prize:

 Your Majesty, Ladies and Gentlemen, Së pari, një falenderim nga zemra për Fondacionin Booker Prize që më ftoi këtë natë. Është një nder i madh të jesh në mesin e mendjeve më të ndritura të letërsisë dhe të flasësh për njërën nga kënaqësitë më të mëdha në botë: kënaqësinë e thjesht për të lexuar një libër. Leximi është pasion që ka marrë shumë forma te unë. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollave të Londrës, pasionet e mija të hershëm përfshinë Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët me dhanë perla të vogla urtësie e diturie që me udhëheqin edhe sot. Kur kam qenë 11 vjeç, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ‘Kështjella’ i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë, mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj. Shpesh pyes veten nëse autorët e kuptojnë sesa dhunti na japin. Sot, angazhimet gjatë turneut me kanë dërguar në tërë globit dhe jeta është bërë shpesh e turbullt. Ndonjëherë për të mbijetuar, me duhet të adaptohem me pamjet më të vështira të jashtme. Në këto momente, janë librat që me zbusin. Në fillim të vitit lancova një podcast, që e dua, se më jep mundësinë të flas një për një me disa nga autorët e mi të preferuar. Janë të ftuar të jashtëzakonshëm sepse janë kaq në përshtatshmëri me emocionet njerëzore – dhe sinqerisht është më mirë se cdo sesion terapie ku kam qenë më parë!. Duke folur me Hanya Yanagihara rreth “A little Life” ka qenë një privilegj që ende me bucet në kokë – isha kaq e përfshirë në atë histori, sa u ndjeva sikur jetoja në rrugën “Lispenard”. Ajo më tregoi se akoma mendon për Juden thuajse çdo ditë. Dhe unë po njëlloj! Një shkrim i mirë ka fuqinë ti bëjë njerëzit që të shihen dhe të dëgjohen, të tregojnë histori që bota i ka injoruar. Ne të gjithë kemi nevojë për të dhënë e për të marrë dashuri dhe të gjejmë vendin në botë, dhe këta autorë na ndihmojnë për këtë. Kështu, ndaj kujtdo autori të listës së sotme, edhe nëse libri juaj është dicka që ju e shkruajtët vetë për veten, për të ndryshuar botën, apo sepse e ndjetë që duhet ta bëni, një falenderim për të gjithë që na latë të hyjmë edhe ne në botën tuaj. Do të thotë shumë për ne, lexuesit tuaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese