Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Dua Lipa e mahnitur nga pushimet në jug, nuk i reziston dot as themeluesi i Facebook: Mbretëresha e Shqipërisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe me famë prej vitesh botërore, ka zgjedhur që të pushojë në jug të vendit tonë. Ajo ka ndarë prej dy ditësh foto me familjen dhe miqtë e ngushtë nga pushimet në bregdetin fantastik të jugut.

Sot, Dua ka publikuar në Facebook disa foto nga pushimet, me shami mbi kokë dhe duke bërë aktivitete fizike për të mbajtur trupin në formë. Pamja e bregdetit pas saj nuk ka nevojë për koment.

“Vajzë shqiptare në Shqipëri”, shkroi këngëtarja me famë botërore teksa ndau dje disa foto të tjera. Foto të cilave nuk u rezistoi dot as themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, rrjetit social më të madh dhe më të përdorur në botë.

“Mbretëresha e Shqipërisë Dua Lipa”, ishte një koment nën emrin e platformës Facebook poshtë fotove të këngëtares me origjinë shqiptare. Mbi 1,200 pëlqime ka marrë ai, ndërsa qindra shqiptarë e të huaj replikojnë duke përshëndetur vlerësimin.

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img