Hapësire reklamuese

Showbiz

Dua Lipa dhe Selena Gomez do të bashkojnë forcat?

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa dhe Selena Gomez do të bashkojnë forcat?

Mëngjesi i Variety Hitmakers 2022 ka qenë një ogur i mirë për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Dua është takuar me artisten e njohur, Selena Gomez, dhe lart e poshtë pas këtij takimi po flitet se mes vajzave mund të kemi një bashkëpunim.

E pyetur nga iHeart Media  nëse do të ishte e hapur për mundësinë e një bashkëpunimi me Selena Gomez, Dua Lipa tha se e “mirëpret”.

"Unë e dua Selenën! Nëse ndodh diçka, po, sigurisht", tha ajo për median .

Së fundmi, Dua  pati një bashkëpunim me mikun e saj të dashur, ikonën e muzikës Elton John - "Cold Heart", bashkëpunim i cili padyshim që rezultoi një “tërmet” i vërtetë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.