Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa dhe i dashuri i ri dalin në publik së bashku për herë të parë

Shkruar nga Newsbomb
“New look, new boyfriend”, as disa muaj nga ndarja me regjisorin Roman Gavras, Dua Lipa konfirmon romancën e re. Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner dolën publikisht duke konfirmuar kështu zërat për romancën e tyre. Dua Lipa dhe i dashuri i ri, Callum Turner Pak ditë më parë, ata u filmuan duke shkëmbyer puthje gjatë një feste në Los Angeles , video kjo e cila u bë virale në rrjetet sociale. Aty nisën dhe thashethemet e para.
Më pas ajo u fotografu duke dalë nga një event pyetje-përgigje të Turner në Teatrin Aero në Santa Monica, Kaliforni. “Është një lidhje e re, por ata janë të çmendur pas njëri-tjetrit,” – tha një burim i brendshëm për “The Sun”. Edhe pse janë ditët e para të romancës së tyre, duket se marrëdhënia mes tyre është mjaft intensive. Këtë e tregon edhe prezenca e saj në premierën e filmit “Masters of The Air” ku luan edhe aktori. Dua Lipa në premierën e filmit “Masters of The Air” ku luan aktori britanik Dua Lipa në premierën e filmit “Masters of The Air” ku luan aktori britanik Aktori britanik ka qenë në një lidhje me aktoren Vanessa Kirby nga viti 2016-2017. Ndërsa Dua Lipa, lidhjen e fundit e kishte me regjisorin Roman Gavras. Lidhje e cila mund të konsiderohet tashmë si një “Dashuri vere”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese