Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa pasi përfundoi me sukses festivalin e Sunny Hill në Kosovë, duket se po shijon kohën e lirë.
Ajo së fundi ka vizituar së bashku me babin e saj Dukagjin Lipën Lezhën, ku ka shijuar drekën në restorantin e njohur “Mrizi i Zanave”.
Me thjeshtësinë që e karakterizon dhe e buzëqeshur pozon me e punonjësit e Mrizit të Zanave.
“Frymëzimi dhe esenca e @dualipa që ka nevojë urgjente rinia Shqiptare!
Është urgjente me kuptu që fama nuk arrihet me drogë, armë, fjalë të pista , gangsta apo operacione plastike, silikon siç po ju mësojnë disa "vipa" vendas!!
Vlera është vetëm tek arti, shija, esenca e së bukurës, patriotizmi dhe mbi të gjitha familja siç na mëson Dua Lipa , @dukagjinlipa me familjen.
Faleminderit me zemër që na preferuat @dualipa @dukagjinlipa ??❤️??❤️??” thuhet në postimin e Mrizit të Zanave.