Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Dua Lipa bëhet bashkë me Donatella Versacen, ikona e modës s'kursen lavdet për shqiptaren: Ajo ka një vizion të jashtëzakonshëm

Shkruar nga Newsbomb
Dua Lipa bëhet bashkë me Donatella Versacen, ikona e modës
Një suprizë e madhe po vjen nga këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Dhe jo, nuk bëhet fjalë për një projekt të ri muzikor, por për një koleksion mode dhe jo me stilistë dosido, por me të madhen Donatella Versace. Dy vajzat janë bërë bashkë për të sjellë linjën më të re të veshjeve verore e cila do të quhet " La vacanza". Një linjë veshjesh fiks për pushime, të freskëta, të rehatshme, moderne dhe sigurisht që dhe plot stil. Gjigandja e modës kishte dhe dy fjalë për Duan tonë, të cilën e ka përshkruar si një vajzë të fortë dhe me një vizion të jashtëzakonshëm. "Dua është e fortë, e patrembur dhe e lirë dhe ka një vizion krijues të jashtëzakonshëm", tha ajo. Ndërkohë më tej bëri me dije se lancimi i këtij koleksioni do të bëhet më 23 maj në Kanë. “Jemi të entuziazmuar të prezantojmë koleksionin e femrave Versace “La Vacanza”, të cilin e kemi bashkë-dizenjuar. Koleksionin do ta shfaqim të martën më 23 maj në Kanë, Francë. Mezi presim t’ju tregojmë se çfarë kemi krijuar,” tha Donatella Versace në mbishkrimin e postimit.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese