Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
1.5kmh
0 %
Sht
26 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Droni i Policisë zbulon parcelën me drogë në Lezhë, arrestohet autori i dyshuar, mbante dhe kallashnikov

Lajme të ngjashëm

Një person është arrestuar në fshatin Kallmet të Lezhës, pas një operacioni policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit. Nga kontrolli me dron është zbuluar parcela dhe më pas është ndërhyrë nga toka.

Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Last day”, gjatë të cilit, në fshatin Kallmet, rrethi Lezhë, në pronën e shtetasit Z. G., shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.   

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Z. G., i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak.  

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi T. Sh., banues në Kallmet, me detyrë kryetar i fshatit Kallmet, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë