Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
51 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
18 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Droni dhe makina inteligjente “s’falin” shoferët, hiqen 52 patenta dhe qindra gjoba në dy akse problematike (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia Rrugore vijon kontrollet me dron dhe radarë në të gjitha akset e vendit me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Janë pezulluar  52 leje drejtimi pasi shoferët janë konstatuar duke ecur me shpejtësi “skëterrë” në dy akse kryesore në vend që janë Elbasan-Rrogozhinë-Kakavije dhe Vorë-Thumanë-Milot.

Gjithashtu janë vendosur 356 masa administrative, për shpejtësi mbi 20 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar,

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria e Policisë Rrugore

Kontrolle të befasishme në të gjithë vendin, nga makina inteligjente, flota e automjeteve të reja, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarët, kamerat, aparate fotografikë, droni edukues dhe mjetet e palogura, të cilat po monitorojnë qarkullimin rrugor, në të gjitha akset e vendit.

Kontrollet, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë dhe Sektorët e Policisë Rrugore në DVP-të në qarqe.

Si rezultat i kontrollit nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policitë Rrugore Vendore, të Elbasanit, Tiranës, Kavajës, Durrësit dhe Lezhës, gjatë 24 orëve të fundit, në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë-Kakavije dhe Vorë-Thumanë-Milot, janë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Konkretisht, janë pezulluar 52 leje drejtimi, për shpejtësi që varionin deri 188 km/h, në akse, ku limiti i lejuar i shpejtësisë është 90 km/h.

Janë vendosur 356 masa administrative, për shpejtësi mbi 20 km/h më shumë se shpejtësia e lejuar, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit;

Gjithashtu, për shkeljet që janë rreziqe potenciale, për përfshirje në ngjarje rrugore, janë vendosur konkretisht:

٠98 masa administrative, për parakalime të gabuara;

٠107 masa administrative, për përdorimi të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

٠67 masa administrative, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

٠41 masa administrative, për të trija shkeljet së bashku, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe

٠56 masa administrative ndaj drejtuesve të motomjeteve, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe të motomjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi puna e Policisë në këtë drejtim nuk është aksion i përkohshëm, por do të vijojë pandërprerë, për të arritur qëllimin madhor, atë të rritjes së parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Të gjitha akset rrugore monitorohen me makinën inteligjente dhe me flotën e të automjeteve të cilat janë të pajisura me bazën logjistike bashkëkohore , me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, në rrugë.

Kthehu i sigurtë në shtëpi, respekto rregullat e qarkullimit rrugor.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img