Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Dronët rusë sulmojnë Ukrainën, mes viktimave edhe 3 fëmijë

Shkruar nga Newsbomb
Dronët rusë sulmojnë Ukrainën, mes viktimave edhe 3
Të paktën shtatë persona përfshirë tre fëmijë u vranë sot nga sulmet e dronëve rusë në një pikë karburanti në Kharkiv, Ukraina Lindore, njofton guvernatori i rajonit Oleh Sinekhubov. “Fatkeqësisht, numri i viktimave nga sulm në Kharkiv ka shkuar në shtatë”, tha Sinekhubov në platformën e rrjeteve sociale Telegram. “Midis tyre janë tre fëmijë: një 7-vjeçar, një 4-vjeçar dhe një foshnjë rreth gjashtë muajsh”, shtoi ai. Kryetari i Harkivit Ihor Terekhov, tha se nafta e rrjedhur prej sulmit u ka vënë flakën shtëpive në afërsi, dhe rreth 50 persona janë evakuuar. Në rajonin e Odesas, katër persona janë plagosur si pasojë e sulmeve me dronë rusë. Autoritetet kanë thënë se nëntë dronë të prodhuar prej Iranit, janë lëshuar në qytetin e Odesas, por ata janë rrëzuar prej mbrojtjes ukrainase. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed