Hapësire reklamuese

Rajoni

Drogën në dyshek, si ra në gjurmët e 23-vjeçarit shqiptar policia italiane (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se shpërndante lëndë narkotike.

Bëhet me dije se së fundmi policia italiane ishte njoftuar për një trafikim të lëndëve narkotike në zonën e Campasso.

Ditën e djeshme policia e veshur civile ka vëzhguar të riun, i cili pasi kontaktoi me disa bashkëmoshatarë, hyri në një ndërtesë dhe u shpërndau drogën.

Më pas policia ka ushtruar një kontroll në banesën e marrë me qera nga 23-vjeçari.

Në banesën e shqiptarit në një pjesë të dyshekut u gjetën 715.69 gram heroinë, e cila ishte e ndarë në 8 mbështjellëse, si dhe 250 euro të dyshuara se janë fituar nga veprimtaria kriminale dhe disa fletë ku kishte shifra mijëra eurosh të shoqëruar me disa emra.

Sakaq, shqiptari ndodhet në paraburgiminn e Marassi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll