Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Drogë, vjedhje dhe dhunë,“Shqiponjat” bëjnë “namin” në Tiranë, arrestojnë tetë persona

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Dy prej tyre janë arrestuar pasi gjatë një kontrolli rutinë nga Forcat e Posaçme “Shqiponja” në automjetet e tyre u është gjetur drogë.

Ndërsa mbi gjashtë shtetasit e tjerë rëndojën akuzat si, vjedhje, dhunë dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. S., 30 vjeç, pasi  gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 20 vjeç, pasi dyshohej se drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

Th. A., 33 vjeç dhe I. Gj., 37 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

R. J., 19 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;

D. G., 50 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img