Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Drogë, vjedhje dhe dhunë, “Shqiponjat” bëjnë “namin” në Tiranë, arrestojnë gjashtë persona

Shkruar nga Newsbomb
Drogë, vjedhje dhe dhunë, “Shqiponjat” bëjnë

Gjashtë persona kanë rënë prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale, teksa një tjetër është shpallur në kërkim.

Mes tyre ka qenë dhe një 21-vjeçar i cili pas një kontrolli që i kanë bërë efektivët e “Shqiponjave” i është gjetur një sasi me lëndë narkotike.

“A. G., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë”

Ndërsa mbi gjashtë shtetasit e tjerë rëndojën akuzat si, vjedhje, dhunë dhe drejtim i mjetit në gjendje të dehur.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

 •E. K., 34 vjeç, pasi në rrugën e Kavajës nga kontrolli fizik i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

A. G., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kompjuterik në bashkëpunim me Seksionin e Kerkimit u kap dhe u ndalua shtetasi I. P., 27 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Përndjekja" dhe "Falsifikimi kompjuterik".

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 26 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, gjatë një konflikti, ka kanosur me një shufer hekuri shtetasin M. B.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. Sh., 50 vjeç dhe Xh. D., 53 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 13.05.2021, shtetesja A. M., 43 vjeçe,kallëzon se në rrugën “Muhamet Deliu”, në banesë i kanë vjedhur disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

•Më datë 13.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit në kërkim R. M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Manhatan”, Kamëz, për motive të dobëta, ka goditur me grusht dhe i ka marr një shumë parash shtetasit E. L., 29 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll