Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Drogë nga Pogradeci në Maqedoni, prangoset 35 vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij: Trafikonin hashash me motor uji përmes liqenit të Ohrit (EMRAT-VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ardian Papajanis, 35 vjeç, është arrestuar nga Policia në Pogradec pasi trafikonte drogë nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Në kërkim është shpallur vëllai i tij Fatjon Papajanis, i dyshuar gjithashtu si i përfshirë në këtë veprimtari.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet me dije se shtetasi Ardian Papajanis së bashku me vëllain e tij shtetasin Fatjon Papajanis, kanë tentuar të trafikojnë hashash nëpërmjet liqenit të Ohrit, drejt Maqedonisë së Veriut.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i Policisë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 35 vjeç dhe  shpallën në kërkim vëllain e tij F. P., 29 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur kufirin liqenor të Ohrit. Falë veprimeve të mirëorganizuara, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit A. P., duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motora uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Më shumë

spot_img
spot_img