
Zbardhen emrat e pesë personave të arrestuar tre ditë më parë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritet Italiane, gjatë operacionit antidrogë të koduar “Metropolis”.
Personat e arrestuar janë Gerald Stafa, Sokol Drogeha, Edi Hushi, Artur Milaqi dhe Lulash Perjo.
Mësohet se këta persona por edhe shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj që prej datës 1 dhjetor 2015 deri në 28 shkurt 2016 në qytetin e Breshias në Itali, kanë bëshkëpunuar me njëri-tjetrin duke kryer trafik të lëndëve narkotike si kokainë dhe heroinë, të cilën e transportonin nga Holanda drejt Italisë.
I arrestuari Gerald Stafa në bashkëpunim me persona nga zona e Shijakut si Sokol Drogeha, Toni Drogeja, Ylli Tropini, Viktor Balla, Edi Hushi, Artur Milaqi, Artur Tusha, Lulash Perju dhe Taulant Stoica kanë trafikuar sasi të madhe droge e llojit kokainë nga Hollanda në Itali.