Një 21 vjeçar shqiptarë identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në Agliana-s në provincën e Pistoias në Itali, ku është kapur me 100 gr hashash.
Kapja e shqiptarit ka bërë lajm jo për sasinë e drogës së kapur por për vendin e zgjedhur për fshehjen e saj.
Lëvizjet e tij kanë ngritur dyshime te karabinierët të cilët e kanë ndaluar për kontroll dhe kanë gjetur në trup pakon e vogël me drogë dhe një shumë të konsiderueshme parash. Karabinierët dyshojnë se shqiptari është shpërndarës droge pasi nga inspektimi në parkun publik ku ishte 21-vjeçari u gjetën edhe 4 pako të tjera me nga 100 gr hashash dhe dy pako me gjithsej 100 gr marihuanë.
Shqiptari është ndaluar me akuzën e mbajtjes për qëllim shpërndarje të drogës dhe iu dha masa e arrestit shtëpiak në pritje të vendimit të gjykatës.