Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
2.1kmh
75 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Drogë në makinë, arrestohen dy çifte, njëri shqiptar dhe tjetri grek

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy çifte, njëri shqiptar dhe tjetri grek janë vënë në pranga nga policia greke.

Policia greke ka zhvilluar dy operacione në kufirin greko-shqiptar ku ka sekuestruar 192 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy çifte, njëri shqiptar dhe tjetri grek. Në operacionin e parë, mbrëmë në darkë në Nerajdha, Igumenicë, u ndalua një automjet brenda të cilit u gjetën dhe sekuestruan 99 pako me 106 kg 740 gram marijuanë.

Në pranga u vunë dy shtetas grekë, një burrë 47 vjeç dhe një grua 46 vjeçe. Ndërkohë në operacionin e dytë në Menidhi, Aitiloakarnania, u arrestua një çift shqiptar, përkatësisht 21 dhe 20 vjeç, pasi në mjetin e tyre u gjetën dhe sekuestruan 85 pako me 85 kg 915 gram marijuanë.

 

Më shumë




spot_img








spot_img