Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.6kmh
90 %
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Drogë me skaf nga liqeni i Pogradecit drejt Maqedonisë, sekuestrohen dhjetëra pako me hashash dhe arrestohen 4 persona (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Pogradecit, pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të trafikonin 38 kg drogë, e ndarë në disa pako, drejt Maqedonisë së Veriut.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar nga strukturat e Policisë, u bë i mundur ndalimi i shtetasve Orestis Spirollari, 31 vjeç, banues në Pogradec, Kleanth Dokollari, 22 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, u shpall në kërkim shtetasi L. Sh., 20 vjeç banues në Hudënisht dhe u procedua penalisht për​ veprën penale “Moskallëzimi i krimit” shtetasja E. H., 31 vjeçe, banuese në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore 4 mujore, në liqenin e Pogradecit, u konstatua një mjet lundrues tip skaf, me të cilin autorët e dyshuar, po trafikonin drejt Maqedonisë së Veriut, një sasi prej 38 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me skafin, një gomone, një automjet tip “Benz”, si edhe sende të tjera që​ kanë ndihmuar për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Ky operacion i sotëm është në vijim të operacionit policor të koduar “Hudënishti”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve, të finalizuar më datë 07.08.2021, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, 3 të tjerë u shpallën në kërkim dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila do të trafikohej jashtë vendit.

242032850 3053493824935823 6482867589778001212 n
Droga e kapur ne liqenin e Pogradecit

Lexo edhe: Operacioni “Hudënishti”/ Sekuestrohen 23 kg kanabis e paketuar gati për trafikim, arrestohet efektivi i policisë, në kërkim 3 të tjerë

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img