Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Drogë me çanta drejt Greqisë, Policia shqiptare dhe FRONTEX operacion në kufi: Arrestohen 4 persona, 2 shpallen në kërkim (EMRAT-VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

4 persona kanë rënë në prangate  Policisë shqiptare dhe 2 janë shpallur në kërkim pasi kanë tentuar të kalojnë 10 kg drogë me çanta drejt Greqisë. Në operacion kanë marrë pjesë dhe agjentë të FRONTEX që ruajnë kufirin.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar në provat e grumbulluara, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare Kapshticë dhe SHÇBA Korçë, falë dhe koordinimit të veprimeve me shërbimet e Frontex-it, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lugina”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:  

– Agustin Selimi (Gjoka), 30 vjeç, Pëllumb Lekaj, 40 vjeç dhe Manol Xhamija, 61 vjeç, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim”;   

– Lorenc Doci, 24 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.   

– Në vijim të operacionit u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, vëllai i shtetasit P. L. (i arrestuar).

Sipas Policisë, këta shtetas në momentin që janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Kapshticë dhe ato të Frontex-it, në vendin e quajtur “Lugina e Refugjatëve”, kanë hedhur në tokë 2 çanta shpine, brenda të cilave kishte një sasi prej 10 kg lëndë të dyshuar kanabis, të cilën këta shtetas po tentonin ta trafikonin në drejtim të Greqisë.    

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. D., u gjetën dhe u sekuestruan një krehër pistolete, fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në gota, si dhe mjete të ndryshme që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.  

Punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img