Policia italiane ka shkatërruar një bandë prej 30 vetash, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Bëhet me dije se grupi kriminal ishte i përbërë nga 29 italianë dhe një shqiptar i moshës 33-vjeçare. Personat në fjalë akuzohen për trafik droge, grabitje, zhvatje, vjedhje, marrje mallrash të vjedhura dhe pastrim parash.
Bëhet me dije se nga ky operacion janë sekuestruar edhe 58 kg lëndë narkotike, hashash dhe kokainë, mitraloz Skorpion (me silenciator), 4 pistoleta të kalibrave të ndryshëm dhe municione përkatëse, 1 silenciator i bërë vetë dhe para të gatshme për rreth 440 mijë euro.