Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Drogë dhe vrasje, OFL u kërkon vetëdeklarimin e pasurisë 8 të dënuarve, mes tyre miku i Shullazit, Arbjon Aliko dhe një grua trafikante (EMRAT)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

360d94684d1a235ad6241d5b2990acf8

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë 8 të dënuarve në Fier, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Dibër.

Këta persona janë dënuar për vepra të ndryshme penale si trafikim të lëndëve narkotike, vrasje në rrethana cilësuese dhe vrasje me paramendim.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, të dënuarve:

Aurela Doksani (Rronaj), banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Selfo Driza, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, (miku i Shullazit)

Mario Aliaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Llambro Dako, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

Arbjon Aliko, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, në pesë raste;

Arbion Aliko në vitin 2014 ka vrarë efektivin e RENEA-s në Lazarat, Ibrahim Bashën.

Shpëtim Kolgjini, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Myvert Balliu, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sabri Sopoti, banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Njoftimi plotë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. D.(Rr.), banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

S. D., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

M. A., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ll. D., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

A. A., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, në pesë raste;

Sh. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

M. B., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

S. S., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img