Një operacion është zhvilluar sot në Fermo nga policia italiane, ku ka rënë në pranga një shqiptar.
Bëhet me dije se është arrestuar një 36-vjeçar shqiptar, të cilit në banesë iu gjet drogë, por edhe mijëra euro.
Mediat italiane shkruan se shqiptarit i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 53 mijë euro, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, përkatësisht 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash, 6.7 kilogramë marijuanë.
Gjithashtu janë sekuestruar 1 makinë dhe telefona inteligjentë e karta SIM përkatëse të përdorura për tregtimin e drogës.
Sondazh
Poll