Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
61 %
1kmh
0 %
Mar
5 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Drogë dhe emigrantë të paligjshëm, Gjykata dënon 15 të arrestuarit e operacionit “LIMIT”, 110 vite burg në total (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posaçme ka dhënë në total 110 vite burg për 15 persona të arrestuar në kuadër të operacionit “LIMIT”, i zhvilluar dy vite më parë. Në total u arrestuan 57 persona dhe u shkatërruan 4 grupe kriminale që vepronin në fushën e narkotikëve dhe trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Në atë kohë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të mbante në masë sigurie “Arrest në burg” 15 persona, nga të arrestuarit në disa qytete të vendit, dhe u përfshinë dhe autoritetet greke.

Me shkrirjen e kësaj gjykate, në GJKKO është mbajtur sot seanca për dhënien e dënimeve finale dhe në total anëtarët e këtyre grupeve kriminale janë dënuar me 110 vite burg. 15 personat që mbaheshin ën burg kanë pranuar akuzën në sallën e gjyqit dhe kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar.

Të arrestuarit dhe dënimi për secilin prej tyre:

  • Sokol Mesini       10 vite 
  • Enkelejdi Sadik   8 vite 
  • Kristo Çobaj        8 vite 
  • Hysni Sadik          6 vite 
  • Bektash Zenel     6 vite
  • Andrea Caca        9.4 vite
  • Besjan Zenel       8 vite
  • Bilbil Shqalshi      8 vite
  • Eljon Jaho             8 vite
  • Emiljano Kalemi    8 vite
  • Aleksander Pepi    8 vite
  • Festim Çorbaxhi   8 vite
  • Gjergji Muke       3.4 vite
  • Romeo Tare       3.4 vite
  • Rexhep Pipek     8 vite
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img