Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Droga rekord në Itali, arrestohet në Tiranë njëri nga trafikantët (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

6fe023e4ca9f43bfa2c14f3104d75bdd

Arrestohet një 31-vjeçar Dorian Petoku nga Tirana me qëllim ekstradimi në Itali, i akuzuar si i përfshirë në trafikun e 650 kg kokainë të kapur në Livorno.

Sipas mediave italiane droga e kapur ishte ndarë në 582 pako dhe e futur në 23 çanta e fshehur brenda një kontejnerin që përmbante kafe. Autoritetet italiane raportojnë se kjo është sasia më e madhe e kapur në harkun kohor në dhjetë vitet e fundit.

Policia bën me dije se në bashkëpunim policinë italiane është arritur të arrestohet 31-vjeçari, me iniciale Dorian Petoku i cili është dënuar në Itali për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Trafikanti shqiptar në bashkëpunim  me shokun e tij nga Mali i Zi mbante kontakte me grupet lokale të trafikut të drogës në Brazil dhe prej aty kryenin transportin e kokainës.

Njoftimi i plotë i policisë:

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Brasile Loë Cost”, mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italiane, ndalohet i kërkuar i drejtësisë italiane

Falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohë reale të informacioneve, mes Strukturave  operacionale tē Departamentit tē  Policisë Kriminale, Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë së Shtetit dhe të  Ministrisë së Brendshme me Repartin e II-të të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza u lokalizua dhe arrestua në Tiranë një 31 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit  pas informacioneve të marra në rrugë operative, kapën dhe arrestuan përkohësisht shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, D.P. 31 vjeç, nga Tirana.

Gjykata e Romës, Itali ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në bashkëpunimin të ngushtë me partnerët për të goditur dhe çuar para drejtësisë personat që ushtrojnë veprimtari kriminale brenda apo jashtë vendit.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img