Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Droga në kamionin me dërrasa që do shkonte Austri, arrestohet miku i Aldo Bares

Shkruar nga Newsbomb
Droga në kamionin me dërrasa që do shkonte Austri, arrestohet

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Sarandë pasi dyshohet se bashkëpunoi me dy shtetas të tjerë, për të trafikuar një sasi lëndë narkotikesh, që u sekuestruan në doganën e Malit të Zi.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Emiljano Burba, banues në Tiranë, i njohur edhe si miku i Aldo Bares, kreut të bandës së Lushnjës. 55-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit, I. O. dhe K. O. babë e bir, për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike, cannabis sativa që u sekuestruan më datë 17.09.2023, në doganën e Malit të Zi.

Më herët, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Policinë malazeze, autoritetet bënë të mundur arrestimit e dy shtetas, babë e mir, të cilët po tansportonin drogën, me një kamion të ngarguar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë.

Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Hetimet e thelluara bëjnë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të një 55-vjeçari që dyshohet se bashkëpunoi me 2 shtetas të tjerë, për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestrua në doganën e Malit të Zi.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me Policinë malazeze, më datë 17.09.2023, u vunë në pranga 2 shtetasit (babë e bir) të cilët e transportonin drogën, me një kamion të ngarkuar me dërrasa dhe me paleta që kishin destinacion Austrinë.

Në vijim të hetimeve të thelluara, të ndjekura në koordinim me Policinë e Malit të Zi dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, ndaluan shtetasin E. B., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 55-vjeçari i ndaluar nga Policia, në Sarandë, ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e arrestuar I. O. dhe K. O. (babë e bir), gjatë tentativës për të trafikuar rreth 300 kg lëndë narkotike cannabis sativa që u sekuestruan më datë 17.09.2023, në doganën e Malit të Zi.

Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë shtetasit e implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionittë Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese