Hapësire reklamuese

Politikë

Droga në autobusin e FRESSH, Basha i përgjigjet Ramës: Askush nuk gëzon nga kjo ngjarje

Shkruar nga Newsbomb

Reagon Rama: Sulm baltosës ndaj FRESSH-it

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për lajmin e drogës së gjetur në autobusin me të cilin udhëtonin të rinjtë e FRESSH dhe deklaratat e bëra nga të rinjtë e FRPD-së dhe eksponentë të PD-së.

Duke e konsideruar si një sulm baltosës ndaj të rinjve socialist, Rama shkruan: “Kur mendon se horrllëku i baltës s'ka ku shkon më tutje, ka prapë edhe më tutje!... Sulmi i baltës sot ndaj Fresshit shembulli më i freskët!”

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i FRPD-së Belind Këlliçi reaguan pas lajmit duke akuzuar për ngjarjen nënkryetarin Artur Micko.

Postimi i Berishës:

Kjo eshte Shqiperia e gjenerates tjeter socialiste kanabiste e narkomanit Edi Rama!

Autobuzi me 40 rinj te partise kanabiste gjendet plot "mall" ne doganat turke. Trafikun e udhehiqte nenkryetari i FRESSH, Micko!

Te dashur miq, mediat e vendit dhe ato te huaja njoftojne skandalin e radhes te partise kanabiste. Ato njoftojne lajmin trondites se autobuzi me 40 anetare te zgjedhur te FRESSH-it, qe po shkonin ne nje udhetim turistik te organizuar ne Turqi u ndalua nga doganat turke pasi bagazhet dhe jo vetem bagazhet e turisteve kanabist, ishin plot me "mall".

Per te udhehequr trafikun, Edvin Kristaq Rama kishte ngarkuar direkt me te besuarin e tij ne FRESSH, nenkryetarin e FRESSH-it njekohesisht Drejtorin e Sherbimit Kombetar te Punesimit, Artur Micko, djalin e Gjykatesit te Kostandinit te partise, qe si xhelat i 5 viktimave, me urdher te Rames nuk mori denim te perjetshem.

Ky eshte skandali i radhes, kjo eshte Shqipria e gjenerates tjeter socialiste e narkomanit Edi Rama!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.