Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Hën
35 °
Mar
36 °
Mër
36 °
Enj
34 °
Pre
29 °
E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

Droga mes qymyrit nga Kolumbia, gazetari ngre dyshime: Në terminalin lindor të Durrësit s’ka kontroll! Një nga çantat e kokainës ishte e dëmtuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Jul Kasapi ka ngritur dyshime për kontrollin e mallrave në Portin e Durrësit. Duke folur për sasinë prej 59 kokainë që u kap sot mes qymyrit të nisur nga Kolumbia, ai tha se në terminalin lindor ku u kap dhe droga sot nuk ka kontroll.

Kasapi tha se ka dyshime se një pjesë tjetër e drogës mund të jetë hequr në portet e tjera, sepse anija ka ndaluar në 11 porte të tjera para se të mbërrinte sot në Durrës. Gazetari tregoi në emisionin “Open” se një nga çantat me kokainë ishte e dëmtuar.

albsig

spring

“Njëra nga çantat është e dëmtuar. Grupet kriminale kanë depërtuar se ku shkonte ngarkesa me kokainë. kjo pjesë e terminalit s’ka siguri. Terminali Lindor nuk kontrollohet. S’ka kufizime fare. Grupet kriminale mesa duket e kanë pasur këtë informacion dhe kanë çuar kokainën”, tha ai.

Pjesë nga deklarata e gazetarit:

Këtu ku është gjetur droga është terminali Lindor. Aty nuk ka kontrolle fare. Nuk është si terminali i kontejnerëve. Në terminalin lindor, në këtë zonë, ku përpunohen mallrat rifuxho, ka shumë materiale të cilat vijnë në terminalin Lindor. Në vitin 2013 ky terminal kontrollohet nga një kompani gjermane. Ka një ndotje të madhe dhe ndonëse s’ka kontrolle të shumta, s’mund të flasim për kontrolle të detajuara. Krimi i organizuar ia ka dalë. Njëra nga çantat është e dëmtuar dhe ndoshta një pjesë e çantave janë marrë përpara se të mbërrinin në Durrës.

Anija ka përshkruar 11 porte të tjera. Dyshoj se grupet kriminale testojnë në këtë mënyrë. Kanë arritur të shkojnë në një terminal që s’ka kontroll fare. Një prej çantave e dëmtuar tregon që Kokaina është gjetur. Mund të jetë transporti që e ka dëmtuar. Njëra nga çantat është e dëmtuar. Grupet kriminale kanë depërtuar se ku shkonte ngarkesa me kokainë. kjo pjesë e terminalit s’ka siguri.

Terminali Lindor nuk kontrollohet. S’ka kufizime fare. Grupet kriminale mesa duket e kanë pasur këtë informacion dhe kanë çuar kokainën. Pse kontrollon DEA nga Greqia anti-drogën e jep informacione autoriteteve shqiptarëve. Autoritetet shqiptare asnjëherë s’kanë pasur të saktë informacionet. Kjo është një barrierë e ngritur prej shumë vitesh. Duhet të kujtoni rastin kur autoritetet gjermane kanë hetuar edhe dosjen e Xibrakës.

Që prej vitit 2008 në Shqipëri ka ardhur kokainë e përpunuar në shishe vere dhe në Shqipëri kishte laborantë që ndanin verën nga kokainën. Në Shqipëri në dosjen e Xibrakës autoritetet gjermane dhanë ndihmë të madhe. Autoritetet ndërkombëtare kanë vendosur barrierë Shqipërisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img