
Një sasi e madhe droge është sekuestruar brenda një jave në Galicia dhe Valencia të Spanjës. Mediat spanjolle shkruajnë se janë sekuestruar vetëm në një javë 11 ton kokainë.
Sipas “valencia.elperiodicodeaqui.com”, droga e sekuestruar dyshohet se i përket një grupi të madh kriminal shqiptar për trafikun e drogës, teksa e konsideron si më të fuqishmin në Evropë.
Njësia për Drogën dhe Krimin e Organizuar të Policisë Kombëtare ditën e sotrme së bashku me ata të Agjencisë Tatimore kanë detajuar se kanë zhvilluar dy operacione të madha ku është gjetur dhe sekuestruar droga.
Operacioni i parë i zhvilluar në Galicia ka rezultuar me sekuestrimin e 7.5 ton kokainë, ku janë arrestuar edhe 5 persona, origjina e të cilëve nuk dihet. Operacioni i dytë, i quajtur Fulgor, ka arrestuar 15 personave dhe janë sekuestruar 3.5 tonë drogë që mbërriti më shumë se një muaj më parë në portin e Valencias.
Autoritete spanjolle thonë se pas të dy organizatave që trafikojnë drogë qëndrojnë rrjetet e mafias shqiptare, të cilat janë organizatat që kanë monopolizuar dërgesën e drogës drejt Europës nëpërmjet kontinjerëve në det.
Sondazh