Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

Dritëro Agolli i vetmi që bëri autokritikë, Kadare kritikohej për shoqërinë me Bashkim Shehun: “Pallatit të ëndrrave” s’duhet të ribotohej

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Më 21 korrik 1982, në Tiranë janë zhvilluar diskutime mbi sektorin e Arsimit dhe Kulturës, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Këto diskutime, sipas Komitetit Qëndror të PPSH, bëheshin për pasqyrimin më mirë të temës aktuale në krijimtarinë letrare e artistike dhe rritjen e cilësisë së saj.

Libri “Indoktrinimi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit” sjell disa nga diskutimet që janë zhvilluar në këto mbledhje të Lidhjes së Shkrimtarëve. Shumë autorë janë kritikuar për krijimtarinë e tyre dhe veprat janë ndaluar të ribotohen.

Newsbomb.al do të sjell disa nga fragmente nga ky libër që tregojnë për censurën e regjimit komunist mbi shkrimtarët dhe artistët.

Tiranë, më 21 korrik 1982 – INFORMACION

– Në mbledhje, me përjashtim të shokut Dritëro Agolli, të tjerët bënë vetëm ndonjë kritikë të pjesshme. Shoku Dritëro bëri autokritikë se ka patur raste që i ka zvarritur punët e disa detyra, siç është ajo e marrëdhënieve midis kompozitorëve, që s’i ka çuar deri në fund.

U kritikua shoku Llazar Siliqi se, në nën referatin e tij në plenumin e Lidhjes së Shkrimtarëve, nuk përmendte ato kritika që bënte referati (ishte fjala për kritikat ndaj novelës së I. Kadaresë).

Në raport përmendej kritika që i ka bërë organizata bazë Ismail Kadaresë për shoqëri të tepruar me Bashkim Shehun; aty thuhej se Ismaili duhet të kishte mbajtur qëndrim më shumë e ta kishte shmangur shoqërinë me të. Vet Ismaili e kundërshtoi këtë duke vënë në dukje se s’ka patur shoqëri, por ka ndenjur me të, i ka bërë recension veprës së tij. Po ashtu ai përmendi se ka thashetheme për gjoja “përkrahje” që ai paska patur nga Mehmet Shehu.

Duke qenë se mbledhja mbahej një vit pas vdekjes së ish-kryeministrit Mehmet Shehu dhe në pushtet ishte Ramiz Alia, ai cilësohej si “kryeagjent”. *Shënim i redaksisë

Tiranë, më 3 nëntor 1982 – Mbledhja e radhës e Lidhjes së Shkrimtarëve

Informacion i Sekretarit të organizatës së partisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Dalan Shapllo lidhur me diskutimet rreth të metave ideore të novelës “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” të shkrimtarit Ismail Kadare

Në krye, shokët e organizatës bazë u solidarizuan njëzëri me vendimet e plenumit të 5-të të KQ, duke dënuar veprimtarinë armiqësore të Kadri Hazbiut si pjesëmarrës i komplotit të drejtuar nga kryeagjenti Mehmet Shehu.

Organizata-bazë u ndal dhe në rastin e novelës së Ismail Kadaresë “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, e cila u dënua ashpër në plenumin e Lidhjes. Shumica e shokëve që e morën fjalën si D. Shapllo, D. Agolli, F. Gjata, H. Petrela etj. janë të mendimit se, duke qenë se novela është në themel e gabuar ideologjikisht, nuk ka përse të bëhen përpjekje për ribotim. Ndërsa shoku Ll. Siliqi ka shkruar një recension ku thotë se novela mund të ndreqet e të botohet.

Shumica e anëtarëve mendojnë se I. Kadare dhe Ll. Siliqi nuk duhet të ngulin këmbë për ribotimin e saj. Shoku Ll. Siliqi tha se nuk mund të gjykohet pa i parë ndryshimet. Natyrisht edhe kjo mund të bëhet, por përderisa një vepër është dënuar nga një plenum për gabime të rëndësishme ideore nuk ka përse të flasim për ripunim të saj.

Madje u shfaqën mendime se Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, më parë duhet të krijojë bindjet vetë për një vepër dhe pastaj ta shpërndajë atë për recensionim. Ky është një mendim i yni, sepse kuptohet, në këtë rast ne nuk jemi institucion botues dhe ajo që vendos është Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.

Në mbledhje u bisedua edhe për romanin “Gjakftohtësia” të I. Kadaresë. Shtëpia Botuese i është përgjigjur me shkrim autorit për herë të dytë dhe ka vërejtjet e saj. Autori mendon se ka një keqkuptim me Shtëpinë Botuese dhe nuk di si mund të dilet nga kjo gjendje. Organizata shfaqi mendimin që Ismaili të thellohet në këto vërejtje dhe po qe e nevojshme Shtëpia Botuese le të bëjë një konsultë të ngushtë, ku të shkojnë edhe shokë nga Lidhja.

Në këtë mbledhje sh. D. Shapllo bëri autokritikë për botimin e novelës “Një dosje për Homerin” të I. Kadaresë në revistën “Nëntori”. Pas plenumit të Lidhjes duhej një temë aktuale, përmbajtja të ishte më e qartë dhe me peshë ideoartistike. Kjo kritikë u bë edhe në redaksi e në kolegjiumin e “Nëntorit”. Edhe I. Kadare e pranoi vërejtjen se s’duhet të ngulte këmbë për botimin e saj dhe u zotua që t’i kushtojë vëmendje më të madhe aktualitetit dhe të shtojë vigjilencën.

Në vazhdim, do të publikohen dhe materiale të tjera nga libri “Indoktrinimi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit”, për diskutimet mes artistëve dhe çfarë mendonin ata për veprat e ndaluara të tyre…

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img