Hapësire reklamuese

Bota

“Dritë jeshile”, SHBA miraton edhe përdorimin e vaksinës “Johnson & Johnson”

Shkruar nga Newsbomb

Vaksina e kompanisë “Johnson & Johnson” është rekomanduar për përdorim emergjent nga një panel këshillimor ekspertësh i administratës amerikane të ushqimit dhe barnave.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA vendosi të Premten për të dhënë dritën për vaksinën J&J, pas një votimi nga 22 ekspertë të pavarur, të cilët janë shprehur se përfitimet e vaksinës ishin më të mëdha sesa rreziqet e saj për njerëzit e moshës 18 vjeç e lart.

Vaksina e kompanisë “Johnson and Johnson” mund të ruhet në temperatura normale frigoriferike, duke e bërë shpërndarjen më të lehtë sesa për dozat e kompanive “Pfizer” dhe “Biontech” si dhe “Moderna”, që përdorin teknologjinë “rna” dhe transportohen në temperatura ekstremisht të ulëta.

Sondazh

Poll