Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

“Dritë Hëne ti më je”, 10 vite nga aksidenti tragjik në Himarë, babai poezi prekëse vajzës që humbi jetën: Një pjesë e shpirtit iku me ty…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Baba i Dorinës, një nga 12 studentët e Elbasanit të cilët 10 vite më parë humbën jetën në aksidentin tragjik në Qafën e Vishës, me zemrën e thyer i ka kushtuar të bijës disa vargje.

Hasan Stafa, ndonëse kanë kaluar 10 vite, çdo dit jeton me dhimbjen për të bijën. Fotot e vajzës së ndjerë janë të vendosura në të gjithë shtëpinë, ndërsa në duar shpesh mbajnë gazetat e 21 majit të vitit 2012.

albsig

spring

10 vite pas kësaj ngjarje, Hasani dhe Familjarët e studentëve që udhëtonin drejtë Himarës kërkojnë drejtësi.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 21 Maj, 2012 ku 12 studentë, drejtuesi i një autobusi me të cilin ato udhëtonin dhe i fejuari një prej vajzave, humbën jetën në një aksident të rëndë në Qafën e Vishës në rrugën Vuno Himarë. 20 studente të tjera u plagosën rëndë, kur autobusi doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë 80 metra të thellë.

Poezia e babait:

Kanë ardhur kohë të pakoha

 Të gjuajnë me bërryla e në ballë

 Lart ja krye titullarësh, poshtë një popull shakllë-shkallë

Shtypin, shkelin me sa mundin

E prej tyre thithin gjak

Nuk i bënë qeder barkboshit

Titullari sheh veç lart

Të mu shfaqe para syve

Më përvodhe aq rrëmbim

E në tënden botë më zhytë

Drejt një shtegu pa mbarim

E ashtu bashkë hodhëm hapa

Bashkë nisëm numërimin

E në peshën e çdo hapi

Lamë gjurmë mos’harrimi

E tash n’ato kujtime zhytem

Bashkë me to mbrëmjes fle

 Kur mbi to e mbështes kryet  Dritëz Hëne ti më je

Kjo është një datë që më kalli datën

Kur një pjesë e shpirtit tim iku bashkë me ty, pjesa e mbetur të përkiste përsëri ty!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img