Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Dritan Leli thirrje nga Vlora: Të rrisim alarmin për të ndaluar zjarrvëniet e qëllimshme. Forcat e emergjencës janë të angazhuara në terren

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka folur për situatën e zjarreve, konkretisht për rrezikun në zonën e Karaburunit, Dukatit dhe Llogarasë.

Në një deklaratë për mediet, Leli u shpreh se zjarrvëniet e qëllimshme janë ato që shkaktojnë situata nga më problematiket, ndërsa iu bëri thirrje organeve të ligjit që të denoncojnë dhe të vënë para përgjegjësisë autorët e vënies së zjarreve.

Ai shtoi se zjarrfikësit e Vlorës dhe të gjitha forcat e tjera të emergjencës janë në gatishmëri dhe po punojnë në terren për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e situatës.

Zjarrvëniet e qëllimshme janë ato që shkaktojnë situata nga më problematiket. Ne jemi këtu në bashkëpunim të të gjithë forcave, për të bërë më të mirën në territor. Zjarri i djeshëm në Pishporë ka qenë i qëllimshëm, njëkohësisht në disa vatra zjarri të shpërndara në territor. Me koordinimin e punës dhe me kërkesë të ministrit Peleshi, ne jemi zhvendosur në zonën e Poros, me njësitë zjarrfikëse, që janë në varësi të Bashkisë Vlorë, për të bërë fikjen e zjarrit në kohë rekord. Këtu janë angazhuar të gjitha forcat, që janë në dispozicion të bashkisë.

Drejtori i Emergjencave Civile është këtu që në ditët e para të fillimit të zjarrit. Mbrëmë gjatë gjithë natës, forcat zjarrfikëse në varësi të Bashkisë së Vlorës kanë qenë në zonën e Pashalimanit, dhe janë duke monitoruar të gjitha hapësirat. Siç e dini në Parkun Kombëtar të Llogarasë, në zonën e Pyllit të Sodës dhe zonën e pikës së grumbullimit të plehrave, që në mes të qershorit vendoset shërbim 24 orësh për t’i ruajtur nga djegiet. Në këtë situatë që shikojmë dhe përballemi ditë pas dite prej kaq ditësh, ajo që e shkakton të gjithën dhe që na bën të përballemi me një gjë që do ishte mirë të mos e kishim, janë zjarrvëniet e qëllimshme.

Prandaj them që sensibilizimi është që të vëmë dorën në plagë, aty ku fillon e keqja, te zjarrvënia e qëllimshme. Organet e ligjit, policia, janë duke bërë maksimumin për të zbuluar personat, që shkaktojnë këto situata. Megjithatë, na takon të gjithëve, të gjithë shikojmë dikë që është duke bërë dëm, dhe duhet të rrisim në maksimum alarmin për të ndaluar çdo zjarrvënie të qëllimshme në territor”, u shpreh Leli.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img