Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Dritan Leli thirret në SPAK!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli mesditën e sotme është paraqitur në SPAK.

Burime për mediat bëjnë me dije se ndaj kreut të bashkisë së Vlorës ka një kallëzim nga ana e KLSH-së.

Kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi krerët e bashkive të vendit ku pati kritika ndaj punës së bërë nga Leli përgjatë gjithë këtyre viteve në Vlorë.

Rama u shpreh se ndonëse kryetari ka një buxhet të konsiderueshëm në dispozicion dhe ka patur ndihmën e qeverisë ai ka “fjetur gjumë” duke mos bërë punën ashtu si duhet.

“Kemi bashki si Vlora, që ka pasur një vëmendje të veçantë, me të drejtë nga Qeveria, por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora, që me gjithë atë potencial që ka, me gjithë atë mbështetje që ka, nuk duhet ta diskutonte të qenit xixë në mëngjes, në drekë dhe në darkë”, tha Rama.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img