Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Dritan Hila ‘i përvishet’ Klosit: Bazat ushtarake janë kthyer në makth, kërkova leje për të filmuar nëndetësen 108, është bërë si bidon i ndryshkur

spot_img

Lajme të ngjashëm

20a9d9db70a3fb03df56129317dc4261

Drejtuesi i emisionit “Arena” Drtitan Hila i kam thënë ministrit Belndi Klosi, të cilin e kishte të ftuar, se bazat ushtarake të Shëngjinit e Orikumit janë kthyer në makth për operatorët turistikë.

Ministri Klosi e mohoi këtë pohim të Hilës, mirëpo moderatori tregoi se më këtë fakt ishte ndeshur vetë sepse i kishte kërkuar leje Ministrisë së Mbrojtjes për të filmuar nëndetësen 108 në Orikum por nuk ishte lejuar.

Hila: Baza ushtarake në Shëngjin dhe baza ushtarake në Orikum është kthyer në një makth për operatorët.

Klosi: Nuk ka qenë këtë vit.

Hila: Ka qenë këtë vit dhe po të bie një shembull personal. Unë i kam kërkuar vjet Ministres së Mbrojtjes që të bëja filmimin e asaj rrangalleje, që i thonë nëndetësja 108 dhe më ka ndaluar se është sekret ushtarak, pra atë bidon të ndryshkur që po i fundoset.

Klosi: Unë flas për bazën e Shëngjinit. Shqngjini dhe Velipoja ëhstë një nga potencialet më të pazbuluara të turizmit shqiptar. është e mundur të zhvillohet shpejt. Është destinacion sepse rruga e Kombit e ka bërë shumë të afërt me Kosovën.

Më shumë

spot_img