Dritan Abazoviç mban fjalimin e fuqishëm në Kuvend: Nuk jam serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi

Publikuar tek: rajon, më 18:45 03-12-2020 Dritan Abazoviç mban fjalimin e fuqishëm në Kuvend: Nuk jam serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi

Kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviç ka bërë një deklaratë të fortë në Parlamentin e Malit të Zi.

Ai akuzoi partinë e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, për situatën katastrofike në vend edhe gjatë pandemisë.

“Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament”,- deklaroi politikani shqiptar.

Nga ana tjetër deputetët opozitarë i thanë Abazoviçit që të merrte një qetësues dhe 'të mos bërtiste' në Parlament.

"Nuk jam serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi", mësohet të ketë thënë ai.

Dritan Abazoviç pritet të zgjidhet për postin e zëvendës kryeministrit të Malit të Zi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « REKORD I ZI në Kosovë, për herë të numri i viktimave kalon mbi 20, ja sa raste të reja (SHIFRAT)
»
Article Logic
Execution time: 0.011428117752075
array(1) { ["section"]=> string(135) "dritan-abazovic-mban-fjalimin-e-fuqishem-ne-kuvend-nuk-jam-serb-as-malazez-por-pjesetar-i-komunitetit-me-te-shtypur-ne-mal-te-zi-230073" }