Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
0kmh
75 %
Die
12 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Drita të mistershme shfaqen në qiellin e qyteteve ruse pranë Ukrainës, çfarë dyshohet (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një fenomen i rrallë është filmuar mbrëmë në disa qytete ruse, Moskë, Bolgorod, Omsk dhe Murmansk.

Disa drita të mistershme janë fotografuar e më pas janë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për një fenomen natyror apo sistem armatimesh.

Shumë dyshojnë se mund të jetë një armë lazer ruse, konkretisht sistemi “Peresvet”, i cili u prezantua në vitin 2018, dhe thuhet se mund të çaktivizojë satelitët dhe sistemet e tjera elektronike, në një largësi prej 1500 km.

Në mars të këtij viti, Vladimir Putin prezantoi një sistem të ri armësh hipersonike dhe armë lazer “Peresvet”, si emri i murgut luftëtar ortodoks mesjetar, Alexandër Peresvet.

Edhe pse rusët kanë pohuar më parë se sistemi është tashmë në përdorim, deri më tani nuk ka asnjë provë të qartë se ai është funksional dhe në çfarë mase është efektiv.

Në mars të këtij viti, Moska pretendoi se po përdorte një gjeneratë të re të lazerëve të fuqishëm në Ukrainë për të shkatërruar dronët dhe se sistemi ishte vendosur tashmë.

Thuhet se ishte një prototip i quajtur “Zadira”, siç raportoi në atë kohë Yuri Borisov, zëvendëskryeministri përgjegjës për zhvillimin ushtarak.

Më shumë




spot_img








spot_img