Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
75 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

“Drita jeshile” për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, Biden falenderon Erdogan: Po bëni një punë të shkëlqyer

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka falënderuar homologun turk Rexhep Tajip Erdogan, pasi ai ra dakord për të lejuar Finlandën dhe Suedinë të anëtarësohen në NATO.

“Dua t’ju falënderoj veçanërisht për atë që bëtë, për situatën në lidhje me Finlandën dhe Suedinë, dhe të gjithë punën e jashtëzakonshme që po bëni për të nxjerrë grurin nga Ukraina”, i tha Biden Erdoganit gjatë samiti i NATO-s në Madrid.

albsig

“Ju jeni duke bërë një punë të shkëlqyer”, shtoi Biden.

Theksojmë se Turqia ka qenë në diskutime me Rusinë për eksportin e grurit nga Ukraina. Erdogan tha se shpreson që diplomacia do të ndihmojë në nxjerrjen e drithit nga Ukraina.

“Lutem që ne do të jemi në gjendje të rivendosim ekuilibrin përmes diplomacisë në mënyrë që të kultivojmë rezultate pozitive, veçanërisht në lidhje me grurin”, u shpreh Erdogan gjatë takimit me Biden.

“Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës dhe zhvillimet negative në lidhje me nxjerrjen e grurit nga portet e Ukrainës, si dhe zhvillimet në lidhje me naftën dhe gazin natyror, kërkojnë që të gjithë ne të punojmë së bashku për të zgjidhur një herë e përgjithmonë mosmarrëveshjet”, shtoi presidenti turk.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img